Pak orë para mbylljes së qendrave të votimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet që po mbahen në Serbi dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”.

“Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kurti përmes një video adresimi të publikuar në Facebook.

“Përbashkimi në ‘Koalicionin Shqiptar’ kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit”.

Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni ‘Koalicionin Shqiptar’, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”.

Shqiptarët janë duke garuar në një listë zgjedhore në zgjedhjet në Serbi.

Në zgjedhjet e së dielës, ka një pjesëmarrje masive të qytetarëve në Serbi që kanë dalur të votojnë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.