Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – e udhëhequr nga Ali Ahmeti – ka shpallur fitoren në komunën e Likovës dhe Pllasnicës.
Këtë, në emër të koalicionit, e bëri nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, i cili tha se janë përpunuar të gjitha rezultatet.
“Në komunën e Likovës, pa balotazh, që në raundin e parë është arritur fitore për kandidatin tonë Erkan Arifi me një dallim gati 3 me 1. Po ashtu, fitore për kandidatin tonë në komunën e Pllasnicës kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Turke me dallim 2 me 1. Këto janë dy komunat e para ku në tërësi janë përpunuar të gjitha rezultatet”, deklaroi Ademi në një konferencë për media.









