Në zgjedhjet lokale që po mbahen në Maqedoni të Veriut, deri në ora 17:00 kanë votuar 673 mijë e 52 qytetarë, apo 39.61 për qind.
Kështu ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
“Deri në ora 17:00, nga gjithsej 3 mijë e 200 e 21 vendvotime, nga të cilët, 673 mijë e 52 votues e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Thënë kjo në përqindje, jehona e votuesve deri në ora 17:00, shkon në 39, 61 për qind në nivel shtetëror”, ka thënë Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, transmeton RTV21.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e teta (8) lokale në RMV që nga pavarësimi.









