Deri në ora 9:15, rreth 42 mijë qytetarë kanë votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen të dielën në Maqedoni të Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se kanë votuar 3 për qind e qytetarëve.

“Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga ku kanë ardhur të dhënat janë 41.890 qytetarë që deri në ora 09:15 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Numri i përgjithshëm i përqindjes të votuesve që kanë ardhur të dhënat nga këto rreth 77% të vendvotimeve është 3% në nivel shteti”, ka thënë Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së, transmeton RTV21.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e teta (8) lokale në RMV që nga pavarësimi.