Partia D66, që udhëhiqet nga 38-vjeçari karizmatik, Rob Jetten, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të Holandës, ka raportuar agjencia vendore e lajmeve ANP.
Agjencia mbledh rezultatet nga të gjitha komunat në Holandë dhe rezultatet e kësaj agjencie shfaqin një rezultat fitoreje kundër partisë së ekstremit të djathtë, PVV.
Teknikisht, rezultatet finale pritet të konfirmohen, ndërsa votat po vazhdojnë të numërohen në komunën e Venray, që pritet të përfundojnë sot gjatë ditës, e me votat postare nga jashtë vendit.
Figurat finale po ashtu do të përcaktojnë nëse D66 do të arrijë të marrë edhe një ulëse në parlament, e të kthehet ne partinë më të madhe të kuvendit të ri edhe për nga numri i deputetëve, ndërsa aktualisht qëndron në 26 të tillë, që është numri i njëjtë me PVV.









