495 mijë e 300 persona kanë votuar deri në orën 15:00 në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë këtë të diele të 12 tetorit.
Në total, sipas përditësimit të fundit nga KQZ, kanë votuar 24,46 për qind e votuesve.
Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës po qëndrojnë kujdestarë në të gjithë Kosovën për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.
Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5 mijë e 400 kandidatë.









