329 mijë e 749 persona kanë votuar deri në orën 13:00 në Zgjedhjet Lokale që po mbahen sot (e diele, 12 tetor). Në total, sipas përditësimit të fundit nga KQZ, kanë votuar 16.28 për qind e votuesve.
Në Zveçan, Zubin Potok, Ranillug e Mamushë është dalja më e madhe e votuesve deri tash. Ndërkaq, në Rahovec, Prizren, Dragash e Skenderaj ka më së paku votues.










