E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar se këtij të fundit ia ka bërë të qartë që është tejet e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje lokale të 12 tetorit.
“Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, tha ajo para gazetarëve.
Një ditë më parë, nga holli i Kuvendit të Kosovës, ministër në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se partitë tjera “kanë raporte të mira me subjektin Lista Serbe” dhe se “ato do të kontribuojnë në certifikimin e saj për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale”.