Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka potencuar se gjatë kësaj periudhe subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.