Afati për aplikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit është mbyllur të mërkurën në mesnatë.
Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, i cili tha se “gjatë ditës do të publikohet lista me emrat e të gjitha subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim”.
KQZ-ja pritet të mbajë sot në orën 14:00 mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet certifikimi i grupit të dytë prej nëntë subjektesh politike — katër iniciativa qytetare dhe pesë kandidatë të pavarur.
Në total, këto subjekte përfaqësohen nga 66 kandidatë: katër për kryetarë komunash dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.









