273 mijë e 666 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00 në zgjedhjet lokale të raundit të balotazhit që po mbahen sot në 18 komuna në Kosovë.

Përpjestuar me numrin total të personave në listën e votuesve, pjesëmarrja në zgjedhje deri në këtë periudhë është 20,78 për qind.

Raundi i balotazhit po zhvillohet në Mamushë, Junik, Obiliq, Mitrovicë e Jugut, Prishtinë, Fushë Kosovë, Kllokot, Kaçanik, Vushtrri, Gjilan, Viti, Suharekë, Pejë,  Klin, Gjakovë, Prizren, Dragash, Rahovec.