Deri në ora 11:00 në Zgjedhjet Lokale kanë votuar gjithësej 7.86 për qind e votuesve në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, të drejtën e votës deri në këtë periudhë e kanë shfrytëzuar 159 mijë e 192 persona.

Pjesëmarrja më e madhe e votuesve deri tash në proces është në Mamushë me rreth 21.51 për qind të daljes, pasuar nga Zveçani me 20.49 për qind, Ranillugu me 19.45 për qind e Zubin Potoku me 18.19 për qind.

Komunat me daljen më të vogël të qytetarëve në votime deri tash janë Dragashi, Prizreni dhe Rahoveci.