Qytetarët e Kosovës do të votojnë këtë të diel për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave dhe përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Komunale.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në të gjitha 38 komunat e vendit, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një proces të rregullt dhe transparent.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.
Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5 mijë e 400 kandidatë.









