Fushata elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit do të nisë më 17 dhjetor, ka bërë me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve pas shpërndarjes së tij këtë të enjte. Vendimi ka ardhur si pasojë e dështimit për krijimin e Qeverisë së re për të cilën në dy tentimet e saja, Lëvizja Vetëvendosje u tregua e pasuksesshme.
Kujtojmë se zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të tretat që mbahen këtë vit, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dhe atyre për kryetarë dhe kuvende komunale të 12 tetorit.









