Kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, u ka bërë thirrje tetovarëve që të votojnë, duke theksuar se ai ka votuar duke pasur në mendje të ardhmen e fëmijëve.

Këto komente ai i ka bërë pasi ka votuar në qendrën e votimit në Tetovë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut.

“Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë. Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment”, shkroi Kasami në Facebook.

Kasami i VLEN-it përballet në balotazh me Bajram Rexhepin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).