Kryetari aktual i Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Imri Ahmeti, ka deklaruar për VOX Kosova se pret t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.
Sondazhi i fundit i kompanisë UBO e nxjerrë Ahmetin të parin me 58.5% të votave.
Ahmeti ka deklaruar po ashtu se e ka parë këtë sondazh dhe nisur nga ajo që sheh në terren, numrat do të dalin përafërsisht të njëjtë edhe më 12 tetor.
Ai ka thënë për VOX Kosova se i beson sondazhit pasi është bërë nga kompania UBO Consulting, e cila edhe ka përdorur një metodë të besueshme.
“Natyrisht, sondazhin kryesor e thonë qytetarët e Lipjanit nesër, por po, e kam at sondazh dhe besoj që është i saktë sepse i ka 1,065 respondentë”, ka deklaruar Ahmeti.
Sondazhi në fjalë e vendos Ahmetin të parin me 58.5%, ndërkaq Shukri Bujën e PDK-së dhe Ilir Qeriqin e LVV-së i vendos me nga 20.9% dhe 20.3% respektivisht.









