Procesi i votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka nisur në të gjithë territorin e Kosovës, kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e parë për media në lidhje me procesin zgjedhor.

“Materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Gjithashtu, ju ftojmë që duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Duke iu referuar listës së votuesve, Elezi theksoi se numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Kosovë është 1 milion e 950 mijë e 962 votues, të cilët janë të shpërndarë në të gjitha komunat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.