Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për shfrytëzimin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor e të cilat do t’i kushtojnë shtetit 7,771,486.56, euro.
Fushata elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të nisë më 17 dhjetor.
Presidentja Vjosa Osmani pati caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve pas shpërndarjes së tij këtë të enjte.
Vendimi ka ardhur si pasojë e dështimit për krijimin e Qeverisë së re për të cilën në dy tentimet e saja, Lëvizja Vetëvendosje u tregua e pasuksesshme.
Kujtojmë se zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të tretat që mbahen këtë vit, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dhe atyre për kryetarë dhe kuvende komunale të 12 tetorit.









