Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se këtë të diel (31 maj) përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Në njoftim theksohet se qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar apo nevojave të veçanta, nuk mund të shkojnë në vendvotime, kanë të drejtën të regjistrohen për të votuar përmes ekipeve mobile të KQZ-së.

Regjistrimi në këtë formë mund të bëhet online ose duke u paraqitur në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e reja po mbahen pasi që deputetët nuk arritën që ta zgjedhin Presidentin.

Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit filloi zyrtarisht më 28 maj, ndonëse partitë kanë nisur takimet me qytetarë ditë më parë.