8.34 për qind e votuesve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në orën 11:30 në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen këtë të diel (07 qershor) në Kosovë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dalja është për rreth 0.29 për qind më e vogël se në zgjedhjet e 28 dhjetorit deri në të njëjtën periudhë.

Më së shumti votues deri tash kanë dalë në Mitrovicë të Veriut, Ranillug, Graçanicë e Zveçan. Dalje më e vogël është vërejtur në Dragash, Klinë, Rahovec e Malishevë.

Në orën 19:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të mbyllen vendvotimet për të filluar më pas numërimi i votave.