Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar me 141 mijë e 175 vota më pak krahasuar me veç pesë (5) muaj më herët, kur në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 433 mijë e 394.
Ambiciet e Albin Kurtit për 60 për qind e më shumë të votave u ndalën shumë më poshtë. Ai mori vetëm 43.04 për qind të votave, apo 292 mijë e 219 vota, tani kur janë numëruar 97.16 e votave.
Numri tejet i vogël i pjesëmarrësve ka qenë shenja dalluese e këtyre zgjedhjeve me 183 mijë e 905 votues më pak.
Befasia e këtyre zgjedhjeve është rritja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), që e zgjodhi Kryetarin e ri, Ardian Gjini, në prag të zgjedhjeve.
Kjo parti ka marrë 7.10 për qind të votave, apo 48 mijë e 207 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta në këto zgjedhje me 21.22 për qind të votave, apo 144 mijë e 50 vota.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Partia që garoi me Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente dhe Lumir Abdixhikun si kandidat për Kryeministër, grumbulloi 17.68 për qind të votave, apo 120 mijë vota.









