Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë bërë të ditur se partitë politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit përmes koalicioneve duhet të njoftojnë KQZ-në deri më 30 nëntor.
“Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025”, thuhet në njoftim të KQZ-së.
Në një konferencë për media të enjten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije se ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Këtë vendim, Osmani e mori pas takimit që pati me partitë politike. Ish-opozita: PDK, LDK dhe AAK thanë se kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa VV-ja propozoi 28 dhjetorin, datë që u zgjedh nga Osmani.









