Këtë të diele, moldavët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet parlamentare që konsiderohen të jenë shumë të rëndësishme, pasi pritet të kenë një ndikim të madh në rrugëtimin e këtij vendi drejt BE-së. Kjo pasi një grup i ri mjaft i famshëm pro-rus po përpiqet ta largojë Moldavinë nga aleanca evropiane.

Nëse asnjëra nga të dy anët nuk fiton shumicën e 101 ulëseve, vendi do të zhytet në një krizë politike.

Që një qeveri të jetë në gjendje të bashkohet në BE, është e rëndësishme që të ketë fuqi legjislative për të ndryshuar gjërat.

Por, pushteti në ish-republikën sovjetike ka ndryshuar duar në mes partive a grupeve pro-evropiane dhe pro-ruse. Gati një e treta e vendit, Transdniestria, në lindje të lumit Dniestrm kontrollohet nga një administratë pro-ruse dhe rregullisht mirëpret një grup të vogël ushtarak rus.