Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema, ka depozituar një ankesë për shkelje të dispozitave ligjore në aspektin procedural dhe material në Këshillin Prokurorial të Kosovës, institucion që më pas ia ka hedhur poshtë ankesën.
Vendimi për rrëzimin e ankesës se Demës është marrë me katër vota kundër, një për dhe një abstenim.
Dema kishte kërkuar rishqyrtimin e vlerësimit të tij, duke thënë se i njëjti bashkë me koncept-dokumentin nuk ishin mbështetur në fakte konkrete dhe arsyetim të mjaftueshëm.
Me refuzimin e ankesës së Demës, procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit vazhdon sipas procedurave të paracaktuara.









