Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e kishte kërcënuar atë dhe i thoshte se nuk do ta lejonte kurrë që ta merrte djalin e tyre.
“Me nanë të vet ka nevojë me nejt djali, ajo është ma kryesorja edhe rri me nanë të vet”, i thoshte Zekaj ish-bashkëshortit.
E ai ia kthente “besën po ta jepi që s’ka me dal çka je kah mendon. S’ka në traditë shqiptare që nana e ka marrë djalin veç kur nuk ka dashtë baba”. “Kurrë s’ki me e marrë”, i thoshte ai.
“O s’ke me pasë, besën e Zotit po ta jepi edhe n’i shtifsh gishtat në sy s’ke me pasë”.
Madje, ai i thoshte se nuk do ta lejonte as të fliste me djalin e saj. “Prej këtij minuti e humbe edhe privilegjin edhe me fol me të besën po ta jap”.
Në videon që ka publikuar Klan Kosova, ndër të tjera, Sylaj ia kishte dërguar Zekajt një video, duke ia djegur rrobat, ku dëgjohet duke i thënë “tash ke shans me e ni topin tem, prej këtij minuti”.
Arlinda Zekaj u vra të dielën e 25 tetorit nga kunati i saj me sëpatë.
Vrasësi i saj u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, pas dy ditësh në arrati.









