“Ti as nuk po e din çfarë shteti është ky a”.
Kështu i thoshte Arlinda Zekaj motrës së saj gjatë një bisede telefonike e cila është publikuar nga Klan Kosova.
Aty, Zekaj shprehte frikë për sigurinë e saj dhe shqetësohej për djalin, të cilin nuk e dinte se ku ishte.
“Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani… veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku me ju drejtu ambasadës, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Se qeshtu po provojnë këta. Unë hi e msheli derën, s’guxon Jetoni, automatikisht si të më afrohet dy metra, unë e thirri prapë policinë. Kanë me ardh orë e çast këta sonte. Se dy metra nuk guxon”, i thoshte Arlinda motrës së saj.
Ajo i tregonte motrës së saj se nuk e dinte ku e ka djalin dhe se vetëm donte të qëndronte me djalin e saj. Ajo thoshte se do ta thërriste policinë në rast se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, i afrohej 2 metra, ashtu siç e kishte vendosur Gjykata.
“More duhet me ma dhanë këta edhe djalin. Djali nuk e di, unë nuk e di as ku është djali. Motër këtë qëllim e kanë këta. Këtë qëllim. Nuk dua unë, edhe djali, djali ka me nejt aty ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di a e kanë pru djalin. Unë tash hy e kqyri këtu, që jo do ta thirri apet 192. Që jo apet, apet, Dy metra nëse më afrohet, e kam vendimin, nëse më ofrohet dy metra unë kur të hy në dhomë qaty, këta kanë me dhanë përgjegjësi, kam me i thirr çdo natë, a pe di çdo sekondë kam me e thirr 192-shin”.
E emocionuar, Arlinda i tregonte motrës së saj edhe si nuk po e linin që të hyjë në shtëpi.
“Motër nuk më lajnë me hi ma në shtëpi këtu, edhe thojnë u largu prej djalit, ti as nuk po e din çfarë shteti osht ky. Po s’ma dhanë, nuk ma dhanë, veç çelësin ma dhanë, thanë deri qitu me të pru. Qitu unë kam me i thirr çdo sekondë veç të më afrohet dy metra Jetoni, unë i thirri, hiç mos u bën merak. Edhe nëse më mbytin, këta kanë me dhanë përgjegjësi”.
Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj të dielën e 25 tetorit. Ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga shteti, por që nuk i ishte ofruar.









