Në Prishtinë, në shenjë idinjate për vendimin e Gjykatës Speciale e cila dënoi me 81 vjet burg krerët e UÇK-së, në marsh protestues kanë dalë edhe studentë të Universitetit të Prishtinës.



Marshi i tyre do të përfundojë në Sheshin “Skenderbeu”, aty ku për çdo natë nga ora 21:00 po zhvillohet protestë kundër vendimit në Hagë.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burg krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Verdikti i Trupit Gjykues në Hagë ka nxitur protesta në Prishtinë e qytete të tjera, si dhe në vende të ndryshme në Evropë.









