Gjenerali i NATO-së, Wesley Clark, ka thënë se Gjykata Speciale “ka marrë fund”. Sipas tij, ish-Presidenti, Hashim Thaçi, “duhet të rikthehet në Kosovë në jetën e tij”.
“Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim. Unë kam kërkuar provat, dhe nuk kishte prova. Të paktën në dijeninë time”, tha Clark ne Tv Klan.
“Mendoj se ishte, sepse në atë kohë kishte prova të vërteta për veprimet e gabuara që u bënë. Ne parashtruan informacione në atë kohë. Arrestuan disa kriminelë lufte. Mendoj se gjykata ka marrë fund. Le të rikthejmë Hashim Thaçin dhe të tjerët në Kosovë, dhe të kthehen në jetën e tyre. Të ecim përpara. Hashim Thaçi ka kaluar 5 vite në paraburgim. Mjaft me kaq“, tha ai.
Wesley Clark, tregoi gatishmëri që sërish të ftohej për të dëshmuar në Apel pro UÇK-së.
“Do e vlerësoja shumë nëse do më ftonin për të shpjeguar se çfarë ndodhi“, tha ai.









