I pyetur nëse do të ketë “pasoja të rënda” për Rusinë nëse nuk arrihet armëpushimi, siç kishte thënë më herët, Presidenti amerikan, Donald Trump, u përgjigj:

“Unë nuk mendoj se ju nevojitet domosdoshmërisht një armëpushim.”

Ai shtoi se armëpushimi është “mirë të ekzistojë”, por mund të kuptohet pse njëra palë mund të mos e dëshirojë.

“Ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje edhe gjatë kohës që ata po luftojnë. Ata duhet të luftojnë. Do të doja që të ndalonin, do të doja që të pushonin, por strategjikisht kjo mund të ishte një disavantazh për njërën ose tjetrën palë.”