Ish-Kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani, nuk ka dhënë përgjigje konkrete për qëndrimin që ka i nominuari për President, Bekim Sejdiu, për shkeljet e shumta kushtetuese të Vetëvensosjes. Në një prononcim para gazetarëve, ajo tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë vetë kandidati Sejdiu.
“Kur të zgjedhet Presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës jam e bindur që me shumë dëshirë do të përgjigjet në këto pyetjet tuajat”, tha Osmani.
“Unë i kam mbajtë qëndrimet lidhur me temat e ndryshme. Ka çështje me të cilat jam pajtuar në atë periudhë, ka çështje me të cilat fare nuk jam pajtuar. Profesor Sejdiu ka qenë bashkëpunëtor, ekspert i jashtëm që na ka këshilluar si Presidencë për një gamë të gjerë çështjes”, shtoi.
Kryesia e Lidhjes Demokratike ka miratuar ndërkohë nominimin për President të Sejdiut, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve të këtij subjekti politik që të votojnë pro zgjedhjes së tij në krye të shtetit.









