Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar se ka dhënë dëshmi në lidhje me profilin famëkeq, “Lule Gjeli”, i cili që disa vite poston përmbajtje dehumanizuese për kritikët e pushtetit. Abazi, ka thënë se dëshminë e tij e ka dhënë në Prokurorinë Speciale.

“Jam ftuar nga Prokuroria Speciale, kam depozituar dëshminë time dhe kjo është tani në duart e Prokurorisë për aspekte të tjera të analizës dhe çështjeve”, ka thënë Abazi në Klan Kosova.

Abazi, qysh të shtunën e 25 korrikut kërkoi që Prokuroria Speciale ta ftojë për intervistim, duke shprehur gatishmëri për dhënien e informacioneve për profilin në fjalë.

“Publikisht kërkoj nga prokurori që ka marrë rastin në dorë të më dërgojë ftesë për dëgjim lidhur me Lule Gjelin, të cilin e kam takuar në Delaëare në vitin 2021 me kërkesën e tij. Hera e parë dhe e fundit që kam komunikuar me atë njeri, por pasojat e luftës speciale kanë vazhduar deri në penetrimin e mediave dhe të opinionit dhe deformimin e së vërtetës”, shkroi Abazi.

Sipas raportimeve të deritanishme, njëri nga administratorët e faqes “Lule Gjeli” është një individ me emrin Gent Prokshi.

Ky profil në Facebook, që një kohë të gjatë ka publikuar përmbajtje të rëndë kundër kritikëve të pushtetit e pro Vetëvendosjes.