Shkenctarë, që janë zhytur në thellësi të jashtëzakonshme të detit në veriperëndim të Paqësorit, kanë zbuluar një komunitet me krijesa që nuk ushqehen me materie organike si krijesat tjera, por duke i kthyer kemikatet në energji.
Këto ekosisteme janë gjetur në thellësi më të mëdha se lartësia e Monte Everestit, majës më të lartë në botë. Më e thella, 9533 metra në thellësi të oqeanit, u gjend në kanalin e Kuril-Kamchatka.
Gjeokimistja Mengran Du, anëtare e Akademisë kineze të Shkencave, ka thënë “truqet, truqet se si kjo jetë adaptohet me ambiente ekstreme – këto specie duhet ta kenë një mënyrë speciale, siç adoptohen në këtë super presion.”









