Forcat izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 22 persona me sulmet e reja në Rripin e Gazës të enjten në mesditë. Dy persona humbën jetën në një sulm që shënjestroi një kishë me të cilën Papa Françesku i ndjerë kishte komunikuar rregullisht, sipas mjekëve dhe zyrtarëve të kishës.
Raportohet se mes të vrarëve janë edhe tetë burra që merreshin me mbrojtjen e kamionëve të ndihmave humanitare.
Sulmet ajrore u kryen përderisa ndërmjetësit po merrnin pjesë në bisedimet për armëpushim në Doha të Katarit.
Një zyrtar amerikan tha këtë javë se bisedimet mes palëve po shkonin mirë. Megjithatë, dy zyrtarë të Hamas i thanë Reuters se bisedimet nuk kanë pasur asnjë përparim.