Në Kuvendin e Kosovës është zyrtarizuar edhe kapja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Me votat pro të deputetëve të Vetëvendosjes, në përbërje të këtij këshilli është zgjedhur ish-kandidati për deputet i këtij subjekti politik në zgjedhjet e vitit 2019, Driton Vela. Emri i tij u votua nga 57 deputetë, ndërkaq që katër abstenuan.
Miratimit të propozimit të Qeverisë për zgjedhjen e Velës në këtë pozitë i parapriu një debat i fortë mes pozitës dhe opozitës në lidhje me të kaluarën politike të kandidatit. Kundër ishte edhe deputeti i “Guxo”, Haxhi Avdyli.
Përveç Velës, në këtë institucion u emëruan edhe Florent Gallopeni dhe Shkurtë Bajgora.









