Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong UN, janë takuar të enjten në Beijing, ka thënë transmetuesi publik i Kinës CCTV.
Takimi do të mbulojë marrëdhëniet bilaterale dhe çështje të shqetësimeve të përbashkëta ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u ka thënë gazetarëve në fillim të ditës para takimit.
“Kina qëndron e gatshme të fuqizojë komunikimin strategjik dhe të rrisë shkëmbimet e bashkëpunimet me Korenë e Veriut, të thellojë ndarjen e përvojave qeverisëse, si dhe të avancojë kauzat respektive socialiste e marrëdhëniet tradicionale shoqërore mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, ka thënë Guo.
Bisedimet mes liderëve po mbahen pas paradës ushtarake në Beijing të mërkurën në të cilën Kim morri pjesë bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kim arriti në Beijing me trenin e tij të famshëm të martën, bashkë me vajzën e tij adoleshente, e cila bëri paraqitjen e parë publike jashtë Koresë.