Sipas komunikimeve që ka publikuar Xhafer Tahiri, rezulton që Lumir Abdixhiku ka qenë në dijeni për marrëveshjen mes degës së LDK-së në Vushtrri me Vetëvendosjen për balotazhin e 9 nëntorit.
Në mesazhet që Tahiri i ka publikuar, Abdixhiku ka kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike.
“Po më thonë se marrëveshjen doni me ba publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike Xhafë”, i ka shkruar Abdixhiku Tahirit, i cili e ka zbuluar bisedën gjatë një interviste në “Kanal 10”.











