Qeveria britanike ka ndaluar pjesëmarrjen e zyrtarëve izraelitë në një panair të madh armësh muajin tjetër, ndërsa tensionet mes aleatëve po eskalojnë si shkak i luftës së Izraelit në Gaza.
“Mund ta konfirmojmë se asnjë delegacion nga qeveria e Izraelit nuk do të ftohet të marrë pjesë në DSEI UK 2025”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, përcjellur nga Reuters.
Vendimi ndjek suspendimin që Londra u ka bërë disa licencave të eksportit për Izraelin, ngrirjen e negociatave për tregti të lirë dhe sanksionet e vendosura mbi dy ministrat e ekstremit të djathtë pas sulmit në Gaza, ku famina ka filluar të zë vend si pasojë e ndalesave të furnizimeve me ndihma humanitare.