“Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë”, i ka thënë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që VOX Kosova publikoi aferën e punësimit ilegal të Faruk Mujkës si Kryeshef i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenci, me ndikimin e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Dejona Mihalit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kujtuar pyetjen që ia kishte bërë para një kohe Mihalit, ku i kishte kërkuar asaj që t’i tregonte shqiptarëve kush është dhe çka bën në Kosovë.
“Ja pra, kush je dhe çka bën!”, ka theksuar Rama, derisa ka shpërndarë videon e VOX Kosova.
“Shqiptarët e kanë kuptu! Njëjtë qysh e kanë kuptu që jeni tallur me ta. Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë!”, pohoi ai ndër të tjera.









