Gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Naim Bardiqi është fotografuar duke komunikuar në telefon lidhur me zhvillimet në sallën e Kuvendit.

Sipas fotografisë së publikuar nga Ekonomia Online, në mesazhin e tij deputeti përdor shprehjen “karate”, duke lënë të kuptohet për mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit, ndërsa përmend edhe mundësinë që çështja të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, thuhet në mesazhin e kapur nga kamera.