Ish ud i ministrit i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar atë si kundërkushtetues.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të shpallen mbi një bazë kushtetuese që, siç thotë ai, nuk ekziston.
“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 paragrafi 1.3 të Kushtetutës, mbi të cilat është bazuar dekreti, nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje”, ka shkruar Sallahu.
Ai ka theksuar tutje se në këto rrethana Kuvendi duhet të vazhdojë punën deri në një vendim të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”, ka deklaruar ai.









