Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për çmimet e naftës. Kundër kësaj rezolute ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë rezolutë, 34 deputetë votuan për, 49 kundër dhe shtatë abstenime.

Aty, ndër të tjera, parashihej ulja e përkohshme e akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë. Kjo kërkohej që të bëhej deri në stabilizimin e çmimeve.

Pas luftës në Iran, çmimet e karburanteve u rritën ndjeshëm. Shumë vende të botës, përfshirë disa vende të rajonit, kanë ndërmarrë masa për të ulur çmimet e naftës përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së, por në Kosovë, pushteti i VV-së ka dalë kundër.