Çka ndodhë në Kosovë me ata që vjedhin vota?
Bëhen nënkryetar komune për shembull.
Si rasti i Enis Osmani i dënuar për vjedhje të votave dhe falsifikim të rezultateve të votimit, dy herë.
Për këtë vjedhje Enis Osmani u dekorua nga Faton Peci me pozitën e nënkryetarit në Komunën e Mitrovicës.
Kjo është risia që e ka sjellë Vetëvendosja në politikën kosovare.
Pa diskutim vjedhin në të gjitha partitë në Kosovë dhe ideja se kemi zgjedhje të lira e demokratike ishte veç një iluzion që po shuhet ngadalë.
Ama, Vetëvendosja të shpërblen për këtë aktivitet kriminal me poste të larta. Këta janë të vetmit hajna që kur zihen në hajni, në vend të marres, skuqjes, tkurrjes, ndjejnë krenari, krekosje e mburrje.
Hajnat me dinjitet.