Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzimet më të larta nga të gjitha partitë për tremujorin korrik – shtator 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV-ja ka shpenzuar 663,459 euro. Partia Demokratike e Kosovës ka raportuar një shumë prej 220,660 euro.
E treta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka shpenzuar gjithsej 188,533 euro. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 40,765 euro.








