Gjykata Administrative e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për çmimoren e re të biletave të trafikut urban në kryeqytet. Pas vendimit, Rama i ka quajtur “të padijshëm e dashakëqij” anëtarët e partisë në pushtet.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm!”, ka shkruar Rama.

Vetëvendosje në Prishtinë kishte depnuar padi në Gjykatë për rritjen e biletave të transportit publik në kryeqytet.

Kjo parti, pretendonte se Kryetari i Komunës s’ka kompetencë ligjore për të përcaktuar çmimin e biletave të transportit publik, duke kërkuar edhe masë të përkohshme ndaj vendimit.