Para se të shqyrtohej Rezoluta e propozuar nga PDK-ja për Hagën, LDK ka tentuar të shtojë një pikë të re në rendin e ditës, që kërkonte miratimin e një rezolute për vrasjet e para dhe gjatë luftës.

Propozimi i LDK-së është refuzuar, gjë që ka çuar në mosvotimin e partisë për rezolutën e PDK-së.

Rezoluta që LDK kërkoi të përfshihej në rend dite përmbante këtë tekst:

“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës, si dhe inkurajon mbështetje ndëkrombëtare, për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara, të ndodhura gjatë dhe pasluftës në Koosvë, me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta, dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit.”