Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Komunën e Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktimat janë vëllezër, ndërsa dorasi dyshohet se është dhëndri i tyre.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave”, ka thënë për VOX Kosova zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai bëri me dije se njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore”, theksoi Elezaj.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, ai bëri me dije se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit.