Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, ndër të tjera, janë gjetur një pushkë gjuetie, 153 fishekë, tri thika, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ky rast thuhet se është duke u hetuar.

Arlinda Zekaj u vra të dielën nga kunati i saj, Albert Sylaj, me sëpatë.

Sylaj është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.