Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka deklaruar se i akuzuari Naim Murseli kreu vrasje makabër para syve të fëmijëve të mitur.

Sipas saj, skenari ka qenë shumë i mirë i përgatitur, atë do ta kishin zili edhe skenaristët e Hollywood-it.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, kemi pasur mundësi t’i shohim tri mbrojtje të mirë menduara, ‘tri skenarë të ndryshëm të një ngjarjeje’, të cilat janë dhënë nga tre të akuzuarit e në të cilat mundet që edhe producentët dhe skenaristët e Hollywoodit do t’i kishin zili, ku secili nga të akuzuarit veten e ka paraqitur si person që nuk ka asgjë me kryerjen e veprës penale, duke ia hedhur fajësinë të tjerëve”, tha prokurorja e rastit.

Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur më 29.11.2023