Një sondazh i realizuar gjatë muajve maj dhe qershor nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se 77% e qytetarëve të Kosovës i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të rëndësishëm të vendit.
Në këtë sondazh, mostër kanë qenë 1,164 persona të rritur, prej të cilëve 94% shqiptarë dhe 6% serbë.
Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%
Shqipëria – 6%
Gjermania – 6%
Turqia – 3%
Britania e Madhe – 2%
Bashkimi Evropian (BE) – 1%
Asnjë – 2%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%
Ndërkaq, në pyetjen se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënim, përgjigjet kanë qenë si në vijim:
Serbia – 76%
Rusia – 16%
Bashkimi Evropian (BE) – 1%
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%
Shqipëria – 1%
Asnjë – 1%
Të gjithë – më pak se 1%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%









