Në seancën e së martës ku po flitet për energjinë elektrike, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i është drejtuar Vetëvendosjes, rrespektivisht ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke iu referuar raportimit të VOX Kosova për Kompaninë ETMT dhe lidhjen e saj me deputetin e LVV-së, Ejup Ahmeti.
“Pasi që NOA u bë e madhe, u ndrru kahja e favorizimit, tash erdhi një kompani e re, ETMT e cila poashtu ka të regjistruar në Kosovë, një punëtor. Pronari i ETMT është në biznes me deputetin e LVV-së, Ejup Ahmeti që ne e kemi këtu në këtë legjislaturë. Ju kisha lutë, mos e ndrroni këtë fakt. Kompania ETMT mbyllet në Shqipëri dhe e hap në Serbi, e në janar të vitit 2025, kjo kompani në Kosovë ka të regjistruara 90 euro qarkullim e në janar të 2026-tës, 16 milionë euro qarkullim, në shkurt 8 milionë euro qarkullim. Për dy muaj 24 milionë euro qarkullim” tha Ismaili.
Ejup Ahmeti e akuzoi për shpifje por përsëri pati përgjigjie për të.
“Unë jam tu shpifë për ty, as nuk të njoh. Fakti është që je ortak. A je ortak me njerin që i ka fitu 22 milionë euro? Po të pret me të nxonë tu i nda paret a? Jo ashtu nuk kam mundësi”, i tha Ismaili.









